Tensionet në Ukrainë nuk janë vetëm në arenën politike.
Këngëtares së zgjedhur për të përfaqësuar Ukrainën në “Eurovision Song Contest” i është pezulluar pjesëmarrja për në festival, që mbahet në muajin maj në Torino.
Transmetuesi kombëtar i Ukrainës mori këtë vendim, teksa autoritetet po hetojnë një udhëtim që ajo ka bërë në vitin 2015 drejt Krimesë, ndërkohë që vendi është aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Në Ukrainë ka disa rregulla të rrepta për mënyrën si njerëzit hyjnë në Krime, raporton BBC. Për ukrainasit nuk është e jashtëligjshme të vizitojnë Krimenë, por një gjë e tillë nuk shihet pozitivisht nga vendasit.
Alina ka paraqitur prova se si hyri në Krime, që janë ende në shqyrtim, shkruan BBC.
Teksa investigimi vazhdon, këngëtarja iu përgjigj dhe kritikave se nuk është ukrainase. “Unë jam një vajzë ukrainase, flas ukrainisht dhe kënga ime flet për Ukrainën”, shpjegoi ajo./tch/