Tenori i njohur, Ramë Lahaj dhe sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula kanë argëtuar publikun nga shtëpia në këtë kohë pandemie.
Tenori bashkë me miqtë e tij dhe me Inva Mulan interpretoi nga shtëpia për qytetarët që po qëndrojnë të mbyllur, shkruan portali arbresh.info
Në videon që e postoi në Instagram, Lahaj tha se qëndrimi në shtëpi është e vetmja mënyrë për ta fituar këtë betejë.
“Rama dhe miqtë, sesioni i karantinës këtë herë me krenarinë tonë, Inva Mula
Të dashur miq,
Uroj ky mesazh t’ju gjejë mirë të gjithë ju!
E di, po na mungon rutina, vizitat tek familjarët e miqtë, por kjo është mënyra e vetme për të fituar këtë betejë, andaj keni kujdes rrini në shtëpi dhe kështu shpëtoni jetën tuaj, të fëmijëve tuaj por edhe të më të dashurve të tjerë. Ndërkaq unë së bashku me miqtë e mi ju premtoj që do t’ju këndojmë sa të doni, vetëm premtoni se do të rrini në shtëpi!”, ka shkruar tenori.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...