Ai është njëri ndër artistët shqiptarë që po korrë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.
Fjala është për tenorin me prejardhje nga Istogu, Ramë Lahaj, që thuajse mjaft shpesh komentohet për të arriturat në fushën e tij, shkruan arbresh.info
Përmes një statusi në “facebook”, tenori kujtoi kohën kur kishte performuar në teatrin “Bolshoi” në Rusi. Ai tha se në këtë shtet njerëzit janë paqësor dhe të emancipuar.
Lahaj shtoi se një shtet si Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini. Kërkoj që Putini dhe personat që e mbështesin destabilizimin e provokimin për luftë të bien poshtë.
Statusi i plotë pa ndërhyrje:
“Si artist kam qenë disa herë në Moskë të Rusisë për të performuar në “Bolshoi teatër”, teatër ky me një kulturë shumë vjeçare. Ata janë artistë e njerëz të mëdhenj. Në boten e operës kam shumë miq rus të cilët janë njerëz e artist të mrekullueshëm. Njerëz paqësor dhe të emancipuar. Këto ditë kam diskutuar me disa prej tyre, ku kam kuptuar keqardhjen që shprehnin ndaj situatës me Ukrainën. Përfundimisht Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini. E gjithë kjo psikopati për destabilizim i adresohet direkt atij. Si një fëmijë që ka përjetuar luftën, ndjej keqardhje për Ukrainën dhe qytetaret e saj. Dhe uroj që gjendja të stabilizohet shumë shpejt. Sikur nuk kaluam mjaftueshëm dy vjet trauma nga pandemia. Veç edhe lufta na mungonte. Poshtë Putini dhe psikopatët që e mbështesin destabilizimin e çfarëdo provokimi për luftë“. /arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...