Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj është solidarizuar me popullin shqiptar i cili po përballet me një situatë të rëndë, pas tërmetit që përfshiu disa vende në Shqipëri, e që shkaktori disa viktima deri tani.
Si shumë emra të njohur të ekranit, muzikës e artit shqiptar edhe Ramë Lahaj ka shprehur keqardhjen për këtë situatë të vështirë.
“Gjithmonë e në çdo frymëmarrje do të jemi me ju, sikur që ju shenjtërisht ishit me ne, në kohët më të vështira! Të gjithë duhet ta dini se keni një shtëpi që u rindërtua, hiç më larg se 20 vjet më parë dhe ju mirëpret në çdo sekondë derisa tuajen ta rindërtojmë së bashku. Tashme, ia kemi marrë dorën ne të mjerët, gjithmonë të shkatërruar ose nga ndonjë regjim barbar ose ndonjë politikë e gabuar, dhe herë pas here, na përplas edhe vet Zoti, sikur pak të kemi vuajtur ne shqiptarët! Por të fuqishëm do të qëndrojmë, deri në frymën e fundit. Me shpirt jeni me ju, gjithmonë!” : ka shkruar ai përmes një statusi në Facebook.
Kujtojmë që deri më tani raportohet për rreth 16 viktima që janë nxjerrë nga gërmadhat dhe qindra të lënduar.
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...