Georgina udhëtoi me Cristiano Ronaldon drejt Arabisë Saudite dhe ishte në skenë teksa ai u prezantua te klubi i Al Nassr që do të jetë “shtëpia” e tij për dy vitet e gjysmë të ardhshme.
Por tashmë nuk dihet nëse ajo do të mund të jetojë me Cristianon, pasi nuk e lejojnë rregullat strikte në vendin saudit.
Sipas ligjeve në vend, nuk lejohet bashkëjetesa mes dy personave të cilët nuk janë të martuar dhe Ronaldo me modelen nuk kanë vënë kurorë edhe pse kanë krijuar familje së bashku dhe u gëzohen fëmijëve që kanë lindur nga lidhja e tyre.
Një situatë e çuditshme, për të cilin mendohet se është vënë në lëvizje klubi i Al Nassr, që të zgjidhë këtë telash të pazakontë të yllit portugez dhe familjes së tij.
Sipas rregullave aktuale, Georgina mund të aplikojë për një vizë turisti duke qëndruar vetëm për kohëzgjatjen e saj në Arabinë Saudite.
Përndryshe do të duhet që ajo të kontraktohet nga vetë Al Nassr dhe të marrë një vizë veçmas, që i mundëson të jetojë ku dëshiron si “profesioniste për atë që është kontraktuar nga një kompani vendase”.
Në teori, larg një lidhje jashtëmartesore siç është ajo me Ronaldon, por në këtë rast, shteti konservator pritet të mbyllë një sy.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...