Google ADS

Teksti i këngës së re të Feros është njësoj me atë të Rina Balajt?

19:29 | 28 Tetor 2019
L G

Javën e kaluar, reperi nga Gjilani, Fero, lansoi këngën e tij të re “Jom Rrit”, njëherësh projekti i parë që pas largimit nga grupi “On Records”.

Kënga u mirëprit nga publiku, por fansat e tij vërejtën se ky projekt ngjason me atë të reperes Rina Balaj, madje një pjesë e tekstit është thuajse tërësisht e njëjtë.

Se teksti i Feros është shumë i ngjashëm me atë të Rinës këtë mund ta shihni më poshtë, përmes të dy versioneve që ua sjellim:

Fero “Jom Rrit”

Me 22 I’m livin legend m’ki inati se I’m flossin (flossin)

E qela derën i thashë asaj: It’s new boss in office (office)

I qes komt përmbi tavolinë, përndryshe

Prej tashtit ka ardh bossi i ri n’zyre (n’zyre)

Dh*** jot o kqyre kqyre qysh po kcen, hah (kcen hah)

Shumë punë um kryjke s’po ma then ma (spo ma then)

Joint-in myte myte masi e dheza i thashë

Feron kqyre kqyre nëse don me pa ma nalt

Edhe shit ti je fool, why u bluffin?

Po boj pare sa po du, bi** I’m signes

Rina “Ashiqare”

18 vjet I’m living legend m’ki inati se I’m flexing (flexing)

E qela derën i thashë asaj it’s new boss in office (office)

I qes komt përmbi tavolinë, përndryshe (ndryshe)

Prej tashtit ka ardhë bosi i ri, nxyre (nxyre)

Femnën tonde kqyre kqyre qysh po kcen ha (ha)

Shumë punën kryjke kryjke spo ma then mo (ha)

Jointin myte myte masi edhe za i thash (thash)

Rinën kqyre kqyre nëse don me pa nalt

Ndërkohë, “Ashiqare” e reperes nga Istogu është lansuar një vit më parë dhe deri më tani në YouTube ka grumbulluar mbi 8.5 milionë shikime. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme