Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ditë më parë u shfaq në kopertinën e revistës “Marie Claire” në Hong Kong.
Ajo dha një intervistë rreth më të rejave të saj të fundit në muzikë si dhe dëshirës për ta vizituar së shpejti për një turne kontinentin aziatik.
Rexha ndërkohë po vijon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, 32-vjeçarja publikoi një video për fansat e saj në TikTok, ku shihej në një nga seancat e përditshme të kikboksit.
Teksa ushtronte me trajnerin e saj personal, Rexha nuk nguroi që në fund të videos të shfaqë të pasmet e saj gjigante para kamerës për fansanë videon e publikuar në TikTok.
Artistja e hitit “I’m a mess” është e njohur për paraqitjet provokuese në rrjetet sociale, duke mos hezituar që të tregojë linjat dhe trupin e saj ashtu siç është dhe ashtu siç ndjehet.
@beberexhaGained weight y’all. It’s always been a struggle for me. So I’m trying to get back into my fitness routine. I wanna feel good again.
“Ju keni shtuar peshë të gjithë. Ka qenë gjithmonë një luftë për mua. Kështu që unë po përpiqem të kthehem në rutinën time të fitnesit. Dua të ndihem mirë përsëri”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e videos në TikTok.
Ndërkohë sa i përket muzikës, këngëtarja me rrënjë shqiptare vazhdon ende të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit “Better Mistakes”, të cilin e nxori në shitje në maj të këtij viti.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës