Google ADS

Teatri “Dodona” nis punën

12:28 | 4 Nëntor 2020
A. B.

Teatri i Qytetit të Prishtinës “Doodna” këtë vikend do të fillojë punën, pasi që si pasojë e pandemisë Covid-19 kishte ndaluar të gjitha aktivitetet.

Shfaqjen “MIK-MIK”, mund ta shikoni të shtunën dhe të dielën me 7 dhe 8 nëntor, shkruan portali arbresh.info

Tutje në njoftimin e faqes zyrtare të Teatrit thuhet se, biletat mund blihen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, në sportelin e biletave në Teatrin Dodona, kurse rezervimet mund të bëhen vetëm përmes telefonit 038-230-623 në të njëjtin orar.

Postimi i plotë:

Të shtunën dhe të dielën, më 7 dhe 8 nëntor, prej orës 12:00
MIK-MIK
skenari dhe regjia: Kaltërim Balaj
luajnë: Bashkim Ramadani, Rifat Smani
Biletat mund blihen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, në sportelin e biletave në Teatrin Dodona, kurse rezervimet mund të bëhen vetëm përmes telefonit 038-230-623 në të njëjtin orar. Në ditët kur ka shfaqje për fëmijë, të shtunën dhe të dielën, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të shiten vetëm për ata që i kanë rezervuar ato ditëve të javës! Ju faleminderit për mirëkuptim! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme