Ish-konkurrentja e Përputhen ishte e ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Aty ajo foli për lidhjen me Beartin dhe historinë e krijuar me Andin.
Tea tregoi versionin e saj të ngjarjes ku tha se historia e dashurisë me Beartin kishte nisur kohë më parë, që në momentin që ai ishte larguar nga “Përputhen”.
“Thonë që çudia më e madhe tri dit zgjat, por kjo e imja zgjati për 3 javë. Historia ime dhe e Beartit nisi pasi ai u largua nga programi dhe të gjithë e dinin këtë gjë, madje dhe vetë produksioni. Andi është një mik i mirë i imi, asgjë më shumë”, u shpreh Tea.
Tea në vazhdim tregoi se jeta e saj vazhdon të jetë po njësoj pavarësisht ndodhive.
“Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem”, theksoi ajo.
Në fund të intervistës Tea rrëfeu se nuk kishte në plan që t’i rikthehej botës së televizionit, por se dëshironte që të vazhdonte të jetonte jetën e saj e qetë.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...