Google ADS

Të veshur në të zeza, Rita Ora dhe Taika marrin vëmendjen me stilin tyre

10:50 | 15 Dhjetor 2021
A. B.

Ylli me famë botërore, Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi morë gjithë vëmendjen teksa morën pjesë në premierën e “Being The Ricardos” në Sydney të mërkurën.

Dyshja defiluan në tapetin e kuq ndërsa mbërritën në këtë event me syze dielli të errëta, shkruan DailyMail transmeton arbresh.info

Rita dukej mahnitëse me një fustan të zi të shkurtër.

Ajo e kompletoi dukjen e saj me një palë çorape të zeza, një palë geta të zeza transparente dhe mbante një çantë të vogël argjendi.

Taika gjithashtu dukej i lezetshëm dhe elegant i veshur me pantallona të zeza, një këmishë me kopsa dhe një xhaketë të zezë, teksa pozonte përkrah të dashurës së tij.

I dashuri i saj gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili aktualisht është në fazën e post-produksionit.
Rita dhe Taika thuhet se po ecin kaq shpejt në marrëdhënien e tyre saqë kanë filluar të diskutojnë martesën, tha një burim për New Idea në gusht.

“Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, tha burimi i brendshëm.

“Të gjithë rreth tyre e minimizojnë atë si shaka flirti, por [Rita] padyshim shpreson se kjo është e vërtetë”, vazhdoi ai, duke shtuar se ylli i këngës “Hot Right Now” është “absolutisht e fiksuar” pas të dashurit të saj.

Kujtojmë se, çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit “The Suicide Squad” më 2 gusht në Los Angeles. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme