Serialet turke së fundmi kanë arritur të ndiqen dhe në vendet që njihen si “lindja e serialeve”, pra bëhet fjalë për vendet e Amerikës Latine. Megjithatë, këto seriale fshehin sekrete të tmerrshme që shumë pak i dinë.
Si burrat edhe gratë filluan t’i ndiqnin këto seriale kur u shfaqën për herë të parë në Shqipëri, aktorët arritën të bëheshin të njohur dhe të fitonin zemrat e shikuesve.
Por, duket se ka një problem që nuk shikohet në televizion dhe producentët nuk kanë ndërmend t’ua tregojnë.
Punëtorët përballen gjatë xhirimeve me sfida të mëdha, duke punuar në kushte të pasigurta.
Ekipi i xhirimit vijnë në vend-xhirim dhe qëndrojnë deri në 15 a 18 orë në ditë, duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e tyre”, shkruan agjencia AFP.
Elif Nur Kerkuk, aktore e njohur tha se dita më e keqe e saj ishte të punonte 27 orë, pra pa ndalim, duke marrë shtesë dhe 3 orë nga dita tjetër.
U ndjeva si skllave”, është shprehur ajo.
Selin Erdin, një asistent kameraman vdiq vitin e kaluar pasi u godit nga një shofer nga i njëjti ekip, pasi ky i fundit ishte i lodhur nga mungesa e gjumit.
Përveç kësaj, në shtator të vitit 2014, një tjetër punëtor vdiq nga një atak në zemër, pasi ka punuar 45 orë në vetëm tre ditë, pa ndaluar.
Është një rreth vicioz: sa më shumë popullor të bëhet një serial në Turqi dhe jashtë vendit, aq më shumë lodhemi ne, plus kohëzgjatja e episodeve shtrihet për arsye komerciale,” tha Zafer Ayden, drejtor i Unionit të Kinemasë në Turqi.
Kenan Imirzalioglu, aktori i Ezel tha se pas serisë së tij të fundit në Karadayi nuk do të shkonte në TV derisa kushtet e punës të përmirësoheshin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...