Yjet e shoubiznesit bëjnë jetë të privilegjuar me shumë para dhe me status të lartë. Me këtë vijnë edhe fansat, sepse pa ata karriera nuk zgjat shumë, ndërsa me fansa vijnë edhe përndjekësit, të cilët në një moment “motivohen” që t’i mbysin këta yje.
Aktorja Catherine Zeta-Jones ka përjetuar ferrin pas martesës me Michael Douglas. Pas kësaj ajo ishte bërë shënjestër e Downet Night. Kjo grua e kishte parë Catherine si një lloj kërcënimi dhe kundërshtare, pasi ajo ishte e dashuruar në Michealin, kështu që kishte filluar t’i dërgojë aktores porosi kërcënuese. Në njërën prej tyre i kishte thënë se do ta presë në copa dhe do t’ua hedhë qenve.
Telashet për Madonnan kanë filluar në vitin 1996, kur është bërë shënjestër e Robert Hoskins. Ai kishte hyrë edhe në pronën e saj dhe e kishte kërcënuar se do t’ia priste fytin nëse nuk martohet me të. Për shkak të kërcënimeve ai është dënuar me 10 vjet burg.
Mark David Chepman kërcënimet e tij i kishte çuar deri në fund, pasi më 8 dhjetor të vitit 1980 e kishte qëlluar për vdekje këngëtarin e grupit “Beatles”, John Lennon. Chepman është dënuar me 20 vjet burg.
William Peter Steanfild kishte kaluar të gjithë kufijtë, duke u paraqitur para shkollës ku mësonin fëmijët e Pamela Andersonit. Ai i kishte ndjekur kudo, duke i kërcënuar, derisa në vitin 2004 ishte dënuar nga gjykata dhe i është ndaluar t’i afrohet Pamelas dhe familjes së saj.
John Hinklej kishte dashur të vrasë presidentin amerikan Ronald Reagan në vitin 1981, kjo për shkak të aktores Jodie Foster. Aktorja ka qenë një yll që nga fëmijëria, ndërsa si 14-vjeçare kishte fituar rolin në filmin “Taxi Driver”, ku ka aktruar prostitutën. Këtu kanë filluar edhe telashet për të. Që nga ai moment John fillon ta ndjekë në çdo hap. Në fillim i ka dërguar letra dashurie dhe e ka shqetësuar me telefon. Opsesioni i tij ishte aq i madh, sa ishte munduar të bëjë atentat në Reaganin, sepse ishte i bindur se ai ishte i dashuruar në Jodie. Pas gjykimit e kanë dërguar në kurim./ZERI
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...