Lajmi për ndarjen e tyre bëri bujën më të madhe në mediat ndërkombëtare.
Çifti i shumëpërfolur Angelina Jolie dhe Brad Pitt i dhanë fund martesës 12 vjeçare në tetor të vitit të kaluar.
Ishin menduar si çifti perfekt, dhe që nuk do ndaheshin kurrë, por mesa duket nuk ishte kështu, shkruan Star, transmeton Telegrafi.
Disa burime të brendshme pranë aktorit Brad Pitt kanë zbuluar së fundmi disa të pathëna të tmerrshme lidhur me martesën 12 vjeçare, dhe mënyrën se si e cilësonte ai atë.
“Në brendësi të gjithë kësaj çështje, ata të dy nuk kishin asgjë të përbashkët mes tyre veç seksit të shkëlqyer. Ai ka qëndruar zgjuar për natë të tëra për të analizuar se ç’ka ndodhur dhe për të njëjtën gjë po merr edhe ndihmën e terapistit. Brad e dinte që në fillim që lidhja e tij me Jolie ishte e një natyre toksike”, ka thënë burimi i brendshëm.
Të njëjtat burime pohojnë se Brad Pitt e ka cilësuar martesën e tij 12 vjeçare, jo më pak e as më shumë se një “jetesë në ferr”.
Brad e kishte pranuar faktin se kishte probleme me alkoolin të cilat kishin pasur ndikim te Angelina, mirëpo asnjëherë nuk është deklaruar se kjo martesë e gjatë nuk ka qenë e lumtur.
Një deklaratë e vet aktorit lidhur me këto lajme që po qarkullojnë pritet të vënë në pah të vërtetën.
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...