Edhe katër muaj, Freddie Prinze Jr. dhe Sarah Michelle Gellar do të festojnë përvjetorin e 15t të martesës së tyre, shumë vite për një çift hollivudian. Por cili është sekreti i tyre?
Në një intervistë që ai ka dhënë së fundmi për E! News, Prinze Jr, thotë se ishte lidhja platonike para asaj romantike që krijoi një bazë të fortë për martesën e tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Ne ishim vetëm miq. Kjo është një nga arsyet që mendoj se marrëdhënie jonë gjithnjë ka qenë kaq e mirë”, ka thënë ai. “Për dy vite ishim vetëm miq para se të dilnim tamam në një takim. Ajo e dinte çfarë djali isha. Ajo mi dinte moralet, prioritetet dhe e kundërta. Veçse i dinim të metat e njëri-tjetrit”.
Ai vazhdoi më tej: “Ne përfunduam si një balancë i përsosur. Por kjo nuk ndodhi derisa kaluan disa vite dhe u ndërtua një themel i fortë, dhe kjo me siguri është arsyeja kryesore pse kemi qenë gjithnjë kaq ‘cool’ dhe të çiltër”.
Prinze J. gjithashtu theksoi të qeshurat përgjatë viteve si një ndihmë në mbajtjen gjallë të shkëndisë.
Gellar dhe Prinze J. – që janë prindër të dy fëmijëve Charlotte dhe Rocky u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Unë e di çfarë ke bërë verën e kaluar” dhe filluan lidhje tre vite më vonë. Ata u martuan në Meksikë në vitin 2002./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BH7oWq8hlsK/
https://www.instagram.com/p/BPvUU1_FMyn/
https://www.instagram.com/p/BJ-5mSXjQSK/
https://www.instagram.com/p/BNMvrc8g0l7/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...