Të gjithë sytë drejt Lais Ribeiro në Kanë, modelja shfaq linjat në fustan të bardhë

12:10 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Tash e sa ditë po mbahet festivali i filmit në Kanë ku ka mbledhur shumë yje të muzikës dhe filmit.

Shumë yje janë shfaqur me veshje të ndryshme duke u munduar të duken secilën herë e më bukur, shkruan arbresh.info.

Mbrëmjen e kaluar u mbajt ndeja e përvitshme ‘amfAR’ pjesë e të cilës u bë edhe modelja e Victoria’s Secrets, Lais Ribeiro.

27 vjeçarja arriti të marrë gjithë vëmendjen gjatë parakalimit në tapet, e veshur me fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë braziliania ekspozoj linjat impresive duke vënë në pah gjoksin dhe këmbët e saj të gjata.

Përveç saj në këtë mbrëmje morën pjesë edhe shumë figura të njohura, në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme