Google ADS

Të gjithë sy e veshë nga Melania Trump, ka veshur gjë Zonja e parë poshtë palltos jeshile?

09:19 | 30 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump, është bërë shpesh pjesë e situatave komike apo edhe objekt memesh gjatë disa prej takimeve zyrtare me bashkëshortin e saj, Donald Trump.

Videot e Zonjës së parë që refuzonte të kapte për dore të shoqin apo e shtynte atë do të shndërroheshin ndër më të klikuarat e rrjetit. Pa harruar të përmendim që Melania, ka tërhequr gjithë vëmendjen e botës drejt vetes për shkak të veshjeve, që ka zgjedhur në shumë prej daljeve të saj publike.

Xhaketa e saj Zara, që veshi në qershor të këtij viti gjatë vizitës që u bëri fëmijëve refugjatë në Texas, hapi debate të shumta, pasi në të shkruhej: “Mua nuk më intereson, po ty?”. Po ashtu, ajo u diskutua për helmetën që mbante në kokë në një vizitë që bëri në Parkun Kombëtar të Nairobit, Kenia.

Së fundmi, Melania Trump sërish u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të veshjes së saj. Më 26 dhjetor, Zonja e parë mbërriti në Joint Base Andrews e veshur me një pallto jeshile, e cila dukej si një minifund, për shkak se ajo e kishte veshur me një palë pantallona në ngyrën e lëkurës që të jepnin përshtypjen se nuk kishte veshur asgjë. Të mos ishte për rrudhat që formojnë te gjunjtë kur ecën, as ne nuk do ta kishim dalluar që Melania mbante veshur pantallona. Të gjithë u fokusuan te veshja e saj, me të cilën ia doli të tërhiqte vëmendje edhe një herë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme