Të gjithë sy e vesh nga Yll Limani, sot publikon albumin e ri

09:26 | 21 Dhjetor 2023
K.B

Njëri prej këngëtarëve më të dashur për publikun e gjerë shqiptar, Yll Limani do të publikojë sot albumin e tij më të ri.

“Tjetër”, mban titullin albumi i dytë i artistit.

“Albumi “Tjetër”, 21.12.2023, premtoj lot dhe gëzim”, kishte shkruar këngëtari në mbishkrimin e një foto nga fëmijëria.

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Ylli po shijon suksesin me bashkëpunimin me Sidarta “Spirti”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme