Të premten (24 prill) ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit.
Shumë prej të famshmëve shqiptarë agjërojnë në këtë muaj, e disa prej tyre e kanë konfirmuar përmes imazheve në rrjete sociale.
Madje, ka edhe disa artistë që kanë kënduar edhe këngë fetare, përfshirë edhe ilahitë për muajin e Ramazanit.
Të famshmit shqiptarë që kanë treguar përmes imazheve të ndryshme se kanë filluar të agjërojnë muajin e Ramazanit janë: Mozzik, Getinjo, Gold AG, Fjolla Morina, Çiljeta Xhilaga, Fifi, Naser Rafuna dhe Sidrit Bejleri.
Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo përmes disa fotografive, konfirmuan se po agjërojnë Ramazanin.
Sidrit Bejleri, i cili njihet edhe si besimtar i devotshëm, përmes një fotografive krah hoxhës Elvis Naçi ka uruar Ramazanin dhe tregoi se po agjëron.
https://www.instagram.com/p/B_X9xACHskQ/?utm_source=ig_web_copy_link
Një tjetër artist që agjëron është edhe Gold AG, ai këto ditë ka bërë disa postime lidhur me muajin e Ramazanit dhe islamin në përgjithësi.
https://www.instagram.com/p/B_VoK9SFPLt/?utm_source=ig_web_copy_link
Tjetër emër që po agjëron është Fjolla Morina, madje këngëtarja ka publikuar fotografi me mbulesë dhe iu drejtua Zotit me disa lutje.
Përveç tyre, edhe Fifi ka filluar agjërimin e Ramazanit, ajo uroi besimtarët si dhe me anë të disa fotografive ka treguar ushqimet që ka përgatitur për iftar.
Edhe Çiljeta agjëron rregullisht Ramazanin, ajo ditë më parë uroi besimtarët për këtë muaj përmes një ilahie.
https://www.instagram.com/p/B_WEjtDFKHj/
Të tjerë emra të njohur që po agjërojnë janë: Meda, Shyhrete Behluli, Dani, Naser Rafuna, e të tjerë.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...