Operacionet plastike janë një ndër temat e komentuara jo vetëm në Hollywood, por edhe në Shqipëri.
E teksa mendojmë se të gjithë të famshmit ranë pre e këtij virusi, ka të tjerë që kanë bërtitur “jo”, kur ua kanë kërkuar dhe kanë zgjedhur ta përqafojnë veten ashtu siç kanë lindur. Ndaj le të frymëzohemi nga të tilla raste, sepse numërohen me gishtat e dorës.
Lady Gaga
Në fillimet e karrierës së saj muzikore, Lady Gagës iu kërkua që të bënte një operacion në hundë në mënyrë urgjente, për ta rregulluar. Në një intervistë me “Sky News”, këngëtarja zbuloi se kishte refuzuar.
“U thashë jo. Më pëlqen hunda ime italiane. Unë dua të jem kjo që jam. Nuk dua të ndryshoj.” –është shprehur Lady Gaga.
Priyanka Chopra
Pasi fitoi konkursin si Miss World në vitin 2000, Chopra u përfshi në aktrim. Por menjëherë u përball me gjuhën e ftohtë të producentëve, të cilët ia plasën në fytyrë se hunda e saj ishte shumë e madhe në krahasim me fytyrën. Zgjidhja që i dhanë ishin operacionet plastike.
“Sigurisht që refuzova. Kjo është hunda ime! Nuk dua që femrat anembanë botës të ndjejnë nevojën që të duken perfekte. Unë ndihem mirë kështu siç jam.” – tha Priyanka Chopra.
Sophia Loren
Loren është legjenda e Hollywood-it. Por në fillimet e para të karrierës, hunda e saj u bë objekt diskutimi në industri duke e cilësuar si shumë të madhe, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj, regjisorin Carlo Ponti.
“ Edhe Carlo më tha se ‘kamemarani e quan hundën time shumë të madhe dhe të gjatë. Ndoshta duhet ta shkurtosh pak.’ Dhe i thashë ‘Dëgjo, nuk dua të ndryshoj asgjë në fytyrë sepse e dua fytyrën time” – tregoi Sophia Loren.
Chlow Grace Moretz
Kur ishte 16 vjeç, Moretz po punonte në një film teksa në dhomën e zhveshjes gjeti dy impiante silikoni që duhet t’i mbante veshur. Edhe përse nuk ia kërkuan drejtpërdrejtë që të bënte gjoksin, Moretz e mori mesazhin.
“Pyeta ku dreqin erdhën këto dhe normalisht që nuk pranova. Jam shumë e lumtur me gjoksin tim dhe nuk dua ta prek” – tha aktorja.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...