Vedat Bajrami nuk ka dyshim se është njëri nga aktorët e komedianët më të suksesshëm në Kosovë.
Për nder të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, Bajrami përmes humorit është solidarizuar me komandantët që gjenden në Hagë.
Humorisiti është paraqitur në rolin e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.
Ai ka shfaqur kritikat e tij duke vënë në theks që komandantët nuk janë përmendur në ditën e veçantë të Kosovës.
“Kontributi ynë ka qenë i etur për Kosovë, e me të thanë sot që nuk të përmend kush për Pavarësi të Kosovës, as mua as shokët, kjo është marre”, u shpreh ai.
Bajrami, në rolin e Krasniqit, ka bërë edhe disa kritika të tjera për politikanët e vendit.
“Me u gëzuar njerëzit përse jemi në Hagë, me u gëzuar politikanët, me iu bë qejfi që jemi në Hagë, mos me të përmend askush, mos me marrë guximin askush me fol, sado pak jemi kontribuues të Pavarësisë së Kosovës, bashkë me shok e miq. Marre iu qoftë politikanëve, që askush nuk të përmend që je gjallë”, vazhdon ai. /arbresh.info/
Video e plotë:
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...