Grupi One Direction ka publikuar një deklaratë pas vdekjes së ish-anëtarit të tyre, Liam Payne, duke shprehur se janë “të shkatërruar plotësisht” nga ky lajm.
Në deklaratën e firmosur nga “Louis, Zayn, Niall dhe Harry”, yjet e muzikës shprehen: “Jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi i vdekjes së Liam. Në një të ardhme, kur të gjithë të jenë në gjendje, do të kemi më shumë për të thënë. Por për momentin, do të marrim pak kohë për të përpunuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim shumë.
Kujtimet që ndamë me Liam do të jenë gjithmonë të çmuara. Për tani, mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe fansat që e donin atë ashtu si ne. Do të na mungojë shumë. Të duam, Liam”.
Liam Payne ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare. Sipas policisë argjentinase, Payne u gjet i vdekur jashtë një hoteli në Buenos Aires pasi 31-vjeçari ra nga ballkoni i dhomës së katit të tretë./tch
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...