“Të duam Kosovë”, tenori i njohur shqiptar sjell emocionon për ditën e Pavarsisë

18:23 | 17 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Me rastin e 11-vjetorin e Pavarësisë, tenori shqiptar i njohur në botë, Ramë Lahaj na ka dhuruar të gjithëve një video-projekt emocionues, kushtuar Kosovës.

Rame Lahaj e ka përpunuar këngën e njohur të Vaçe Zelës “Rrjedh në këngë e ligjërimë” duke bërë disa ndryshime edhe në tekst, dhe ka bërë pjesë të videos disa nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët të cilat janë shënjuar në kujtesën tonë si “momemente krenarie”.

Tenori me origjinë nga Kosova, ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale në Instagram disa pjesë nga projekti i tij, për të cilin ai dëshiron që të kthehet në një mesazh shprese për të rinjtë që po largohen çdo ditë nga vendi.

“Të dashur bashkatdhetarë. Ky është video-projekti im i parë që si Ambasador i Kulturës në mbarë botën ia kushtoj Kosovës.

Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi “Mos na e prekni kufirin”. Të duam Kosovë!”- ka shkruar Lahaj përkrah videove të publikuara.

Lahaj i cili ka shkelur skenat më të mëdha botërore nuk ka lënë pa përmendur edhe temën shumë të përfolur të kufijve.

“Mos e prekni kufirin”- citon ai ndër të tjera në mbishkrimin që shoqëron postimin e publikur, ndërkohë që në video shihen edhe pjestarë të FSK-së.

Tenori i njohur ka përfshirë në video-projekt edhe emra të njohur që i kanë bërë jehonë Shqipërisë në botë, si Nënë Tereza, Dua Lipa, Rita Ora, Lorik Cana, Blerim Destani, Romela Begaj etj.

Kënga , zëri i tij, dhe momentet e përfshira në video të emocionojnë dhe të bëjnë të riprovosh edhe njëherë ndjenën e krenarisë, sikurse është edhe momenti i shqiponjës të bërë me duar nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, në ndeshjen me Serbinë, që u  zhvillua në Kampionatin Botëror në Francë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme