“Të doli ligësia”, debat mes Xuxit dhe Gresës, ia thonë të gjitha njëri-tjetrit!

23:33 | 3 Dhjetor 2024
E.G

Shtëpia e Big Brother VIP është përfshirë nga një tjetër debat, këtë herë mes Xuxit dhe Gresës.

Gjithçka nisi nga një situatë e vogël që, siç ndodh shpesh në këtë format, u kthye në një përplasje të madhe.

Gresa i tha Xuxit që nuk e ka fare problem edhe po të përjashtohet nga Big Brother, deklaratë nga kjo që nisën edhe tensionet mes dy banorëve.

“A e din që me më thanë Gresë përjashtohesh nga Big Brother të premten nuk e kam pikë problemi”, i tha Gresa.

“Pse unë e kam a?”, ia ktheu Xuxi, derisa Gresa iu kundërpërgjigj direkt me “ti je duke vdek, je tu plasë!”, transmeton Klankosova.tv.

“Unë e kam punën e përditshme që ti e ke ëndërr, ty të kanë kthyer nga televizioni asnjë s’të ka pranuar”, u shpreh Xuxi ndër të tjera ndaj saj.

E pas kësaj deklarate, Gresa e quajti të ligë Xuxin, pasi sipas saj, i njëjti po ia përdor gjërat për të cilat ajo ishte shprehur me të.

“Pse po tregohesh i ligë, unë ta kam shpreh ty…Ligësia jote që të dul pas një muaji e gjysmë po më bën përshtypje”, tha Gresa.

Të ngjashme