Tayna të enjten lanson bashkëpunimin me Lumi B

17:43 | 27 Korrik 2022
L G

Dy rap-artistët e njohur të skenës muzikore shqiptare janë bashkuar për të realizuar një duet së bashku.

Bëhet fjalë për reperen Tayna dhe reperin, Lumi B për të cilët do të jetë kënga e parë së bashku.

Ishte Tayna ajo që fillimisht zbuloi duetin, teksa sot (e mërkurë) ka njoftuar se kënga lansohet të enjten më 28 korrik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

“A jeni gati për dozën mujore? Të enjten ora 20:00”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e disa imazheve që duket se janë të shkëputura nga xhirimet e klipit.

Në fotot e postuara Tayna duket mjaft atraktive e veshur në të zeze, teksa pjesa lartë ajo shihet me një palë sytjena me rripa që ia vënë në pah dekoltenë, ndërsa I përshtati me të brendshme të shkurta me bel të gjatë.

Pamja e reperes nga Prizreni u kompletua me një xhaketë elegante dhe syze dielli po ashtu të zeza.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që njihen për hite të shumta, të dy aktualisht po shijojnë suksese me bashkëpunimet e tyre të fundit.

Tayna pak javë më parë lansoi këngën “Tequila” në bashkëpunim me reperin Azet, teksa Lumi B publikojnë “Ma e mira” me DJ Pm, DJ Dagz dhe Ermal Fejzullahun. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme