Tayna starton me koncertin e parë, thotë se mezi po pret me ‘ndez’ atmosferën

14:04 | 24 Qershor 2020
Arbresh.info

Përkundër se akoma nuk ka një vendim zyrtar për mbajtjen e dasmave dhe mbrëmjeve nga Qeveria, për disa duket se veçse kanë filluar edhe pse jo në Kosovë.

Artistët e njohur të skenës shqiptare po startojnë me mbrëmjet e tyre dhe së fundmi është reperja Tayna që ka njoftuar për një gjë të tillë.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, me anë të së cilës tregon se më 27 qershor do performojë në një klub në Zvicër.

“Më ka marrë malli me ‘kall’”, ka qenë përshkrimi krahas postimit të ndarë me mbi 1.4 milion ndjekësit.

Krijuesja e hitit “Columbiana” po vazhdon të mbetet shumë e kërkuar në tregun muzikor dhe këtë tashmë e ka dëshmuar në bazë të asaj që publikon në rrjetet sociale.

Përveç koncerteve, Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) është në përgatitje të projektit të ri muzikor i cili pritet të lansohet së shpejti.

Deri në publikimin e këngës së re, ajo është duke e shijuar suksesin e “A jo”. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme