Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të titulluar “Qe qe”.
Projekti u cilësua si tejet i veçantë dhe për pak ditë mori miliona të shumta klikimesh në platformën YouTube.
Derisa po shijon suksesin e këngës së re, Doruntina Shala (emri i vërtetë) duket se ka filluar pushimet.
Kjo pasi së fundmi në Instagram ka shpërndarë me fansat një imazh mjaft provokues në bikini.
Artistja, e cila numëron mbi një milion ndjekës, vjen mahnitëse në pozën e radhës ku ka theksuar më shumë linjat trupore.
“Si na erdhi jeta mi zemra #qeqe”, është përshkrimi që ia ka vendosur fotografisë joshëse.
Ndërkaq, komentet përkrah fotografisë nuk munguan as nga miqtë e kolegët që mban në këtë rrjet të popullarizuar, duke e komplimentuar për dukjen. /Telegrafi/
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...