Reperja e njohur, Tayna mbetet ndër emrat më të përfolur të estradës.
Artistja e njohur ndonëse është tejet aktive me projekte muzikore dhe koncerte të shumta, ajo u qëndron besnike fansave edhe në rrjetet sociale.
Përveç që promovon punën e saj, Tayna herë pas here sjell edhe imazhe provokuese që nuk kalojnë pa vëmendje.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë herë, teksa 25-vjeçarja ka ndarë në llogarinë e saj të Instagramit imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit të fundit.
Doruntina Shala (emri i plotë) shihet e veshur në një kostum dypjesësh ngjyrë bezhë, me bluzë të shkurtër në formë sytjenash me mëngë të gjata të kombinuar me mini-fund të gjatë.
Pamjen reperja e përshtati me të brendshme ari dhe këpucë me po të njëjtën ngjyrë, ndërsa shihet me flokë të lidhura në bisht të gjatë dhe vathë të mëdhenj.
Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi Tayna erdhi në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Mozzik, treshja e artistëve lansuan këngën “Pare” që po pritet mirë nga ana e fansave të tyre. /arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...