Reperja e njohur, Tayna është drejt finalizimit të projekteve të reja muzikore.
Derisa po vazhdon të jetë aktive me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore, reperja nga Prizreni nuk e ka ndalur punën për këngë të reja.
Prej muajsh ka paralajmëruar albumin muzikor, që do të jetë i pari në karrierë, megjithatë ajo me sa duket shumë shpejt do të sjellë këngën më të re.
Përmes disa fotove të reja që duket të jenë të shkëputura nga videoklipi i këngës, krijuesja e hitit “Columbiana” dukje tejet atraktive dhe me një stil të veçantë të veshjes dhe flokëve.
“Për kënd ‘S’du me ni”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazhit, duke lënë të kuptohet se është pjesë nga projekti më i ri.
Për makijazhin e reperes u përkujdes grimeri i njohur, Arbër Bytyqi, i cili gjithashtu ndau disa imazhe të tjera të saj me të njëjtën dukje.
Ndërkaq, të shumta ishin edhe komentet e fansave dhe miqve të saj, të cilët me padurim presin një këngë të re nga ajo.
Rikujtojmë që “Pijetore” në bashkëpunim me Cricket është projekti i fundit i Taynas që u lansua në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...