Google ADS

Tayna: “Më mungojnë koncertet dhe fansat e mi”

19:03 | 16 Prill 2020
A. B.

Reperja Tayna, po qëndron e karantinuar në shtëpinë e saj në Prizren.

Ajo po shijon suksesin e këngës së saj më të re “A jo”, të cilën e publikoi së fundmi, shkruan portali arbresh.info

Meqë ka qenë vazhdimisht aktive me koncerte brenda dhe jashtë vendit, reperja thotë se e ka marrë malli për koncerte dhe fansa.

“Më mungojnë koncertet dhe fansat e mi”, ka shkruar ajo sipër një videoje të shkëputur nga një prej koncerteve.

Ashtu si shumë kolegë të saj, Tayna ndërpreu çdo aktivitet muzikor muajin e kaluar shkaku i pandemisë koronavirus./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme