Këngëtarja Tayna, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, pasi ky i fundit kërkoi censurimin e disa klipeve dhe këngëve në të cilat përmenden apo shihen lëndët narkotike.
Ai tha se janë këngë të cilat ndikojnë tek të rinjtë në përdorimin e narkotikëve, duke marrë shembull këngën “Columbiana” nga Tayna. Sipas tij, duhet censuruar kjo formë e promovimit të substancave narkotike.
Ndërsa, Tayna, ka një mendim tjetër.
Ajo përmes një shkrimi në Instagram ka thënë se këngët nuk mund ta shtyejnë dikë drejt përdorimit të narkotikëve.
Madje ajo ka thënë se artistët nuk e kanë rolin e prindërve, andaj nuk mund ta edukojnë askënd.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Tayna-s.
“Ne nje shtet ku vet nuk mujn me ndal perdorimin e narkotikve ose shume gjerave tjera nuk ma merr mendja qe na si artist kemi shume peshe t’madhe n’veprime t’njerzve. Na veq knojm edhe mundohemi me argetu popullaten. Une perveti nuk perdori asgje nga keto, bile as duhanin qe ju shumica e perdorni e qe poashtu eshte shume i demshem. Kush don me perdor, na sun e ndalim. Kush nuk don, na nuk mujm me shti. Tek e fundit nuk e kemi rolin e prinderve per me eduku aske. Ky eshte vetem nje zhaner i muzikes qe ka tema te tilla e qe degjohet vetem prej atyre qe e pelqejn. Ju jeni rrit me muziken Rock qe poashtu ka pasur tema te tilla. Nuk duhet me marr personale asgje qe thuhet ne tekste te kengeve. Asnjehere te rinjeve nuk iu rekomandoj te perdorin lende te tille. E femijet tuaj jane ne doren tuaj qfare i lejoni e qfare s’i lejoni me degju, me pa ose si i edukoni. Besoj qe kemi probleme ma t’mdhaja n’shtet…”
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...