Tayna flet për Rina Balaj: Asnjëherë nuk kam pasur asgjë me të

19:53 | 2 Janar 2021
Arbresh.info

Në botën e ‘showbiz-it’ shqiptar deri më tani ka pasur mjaft rivalitet mes rep-artisteve.

Padyshim që fjala është për Taynan dhe Rina Balaj, të cilat në mënyrë indirekte kanë bërë ‘diss’ për njëra-tjetrën.

Javë më parë në Shiko Kush Luan, Rina kishte bërë ‘paqe’ me reperen, duke mos e anashkaluar mundësinë për të bashkëpunuar me të.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë), në po të njëjtin emision, Tayna për herë të parë ka replikuar ndaj deklaratës së Balaj.

“Gjithçka ka qenë keqkuptim, asnjëherë nuk kam pasur asgjë me të, duket se është shumë vajzë e mirë, këngëtare e mirë, kështu që paqe”, u shpreh ajo.

Duket se dyshja kanë qetësuar situatat, por që për një duet mes tyre ende nuk ka ndonjë informacion nga asnjëra.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme