Tayna e nis ditën me foto provokative

10:08 | 15 Korrik 2021
A. B.

Reperja e njohur, Tayna, është ndër më të pëlqyerat viteve të fundit.

Ajo përherë në rrjete sociale mundohet që të qëndrojë afër fansave, të cilët e përkrahin vazhdimisht, shkruan portali arbresh.info

Kështu, në një postim në Instagram bukuroshja brune ka zgjedhur që të lë pa fjalë të gjithë ndjekësit e saj.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa video në Instastory ku shihet duke fokusuar linjat trupore në veshjen e ngushtë teksa pozon nga lifti.

Tayna këtë kohë ka qenë shumë aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore, marrë parasysh që vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “La Boca”.

Projekti u prit mirë dhe deri më tani ka kaluar shifrën e mbi tre milionë klikimeve. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme