Google ADS

Tayna: Duhet të hani shumë fli për të qenë në nivelin tim

17:07 | 3 Korrik 2022
K.B

Tayna vazhdon të jetë një nga personazhet e showbizit më të komentuara në rrjete sociale.

Krahas projekteve muzikore që sjell, ajo shpesh përfolet shumë edhe për paraqitjet që herë pas here përzgjedh.

Në imazhet e fundit, ajo ka rrëmbyer vëmendje me stilin e veçantë teksa shfaqet në një avion privat.

“Duhet të hani shumë fli për të qenë në nivelin tim”, ka qenë përshkrimi që  ajo ia ka vënë postimit.

Sa i përket projekteve muzikore, Tayna dy ditë më parë lansoi këngën e re në duet me reperin Azet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme