Google ADS

Tayna bën foto me personin që i bëri ‘Diss’

15:19 | 24 Gusht 2018
Arbresh.info

Fifi dhe Lamar para pak ditësh sollën bashkëpunimin e tyre të parë “Habibi”.

 

Projekti u prit tejet mirë nga publiku ku vijnë me një stil më ndryshe, kombinim i gjuhës shqipe me atë angleze.

Megjithatë nuk mund të themi se kjo këngë e Fifit nuk ka edhe dissa që vërehen qartë për artistët e rinj të estradës. Tayna, Rina, Fero dhe Melinda Ademi janë këngëtarët që u prekën nga kjo këngë e Fifit dhe Lamar.

Të gjitha këngët e tyre të reja si “S’ka Konkurrencë”, “Columbiana”, “Lulija” janë zbërthyer nga Fifi në këtë të rejën.

Sido që të jetë, Tayna ka publikuar një fotografi me Lamarin që thotë se ato kanë raporte tejet të mira. “Ti m’bon diss po njerzit e din realitetin edhe n’fund fiton ma i miri. Kjo femër është e bukur jashtë dhe brenda”, shkruan ajo duke ia mbyllur gojën të gjithëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme