U raportua se edhe nëna e Loredana Zefi dhe kunati i saj, vëllai i burrit Getinjo, janë të përfshirë në skandalin e reperes e cila dyshohet se mashtroi një çift zviceran duke ia marr një shumë prej 900 mijë franga.
Mirëpo se a është duke u hetuar nëna dhe kunati i saj, Prokuroria e Kantonit të Lucernit ka treguar për Gazetën Insajderi.
Zyrtari për media në Prokurorinë e Kantonit të Lucernit, Simon Kopp ka thënë për Gazetën Insajderi se për momentin nuk ka nisur ndonjë hetim tjetër përveç reperes kosovare, Loredana Zefi.
“Ne aktualisht jemi duke kryer vetëm një hetim kundër zonjës Loredana Zefi”
Nëna e Loredanës është duke u akuzuar se kishte përfituar nga mashtrimi, shantazhi dhe zhvatja e së bijës ndaj çiftit zviceran, raporton Insajderi.
Sipas një hulumtimi të gazetës zvicerane “20 minuten”, Petra 52-vjeçare ka thënë se paratë të cilat ia ka marr Loredana rrjedhin edhe tek anëtarët e shumtë të familjes së saj.
Mirëpo përveç nënës i përfshirë po dyshohet se është edhe kunati i Loredanës, reperi nga Ferizaj Getinjo.
Ai është duke u akuzuar se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z. Sipas gazetës zvicerane kjo është dëshmuar përmes disa dokumenteve transaksionale.
Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi e cila është e martuar me reperin kosovar, Mozzik aktualisht po përballet me akuza të rënda të mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit.
Rep-artistja, Loredana Zefi ishte arrestuar në Zvicër, e cila më pas u liruar menjëherë, në bazë të një akuze për vjedhjen e 900 mijë frangave. Ajo thuhet se ia ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar me ndërrim të identitetit dhe në fund, edhe i kishte kërcënuar.
Hulumtimi i gazetës “20 minuten”, kishte kontaktuar me Loredana Zefi, para se ajo të arrestohej nga policia kantonale e Lucernit, për vjedhjen e 900 mijë frangave.
Gazeta shkruan se Loredana, e kishte pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z., të cilët e akuzuan për vjedhjen e tyre, por nuk e kishte pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre. Loredana kishte thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë.
Loredana u citua të kishte thënë “Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjeshtë nuk duhet t’i besoni të gjithëve”.
Ndërsa një ditë pas arrestimit të saj Loredana kishte ardhur në Kosovë me ç’rast kishte mbajtur një konferencë lidhur me këtë skandal. Ajo gjatë kësaj konference kishte pranuar se ka marr para nga çifti zviceran mirëpo me vullnet të çiftit.
“Por në këtë rast, unë nuk kam qenë e involvuar. Kanë qenë disa familjarë të mi”, është shprehur ajo. Por megjithatë, ka thënë se do të hiqte dorë nga gjithçka për të mbrojtur familjen e saj. Nuk e di për sa para bëhet fjalë, këtë e mora vesh nga mediat”, kishte thënë Loredana në konferencë.
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...