Luana Vjollca është ndier e shqetësuar nga përcjellja e fansit.
Është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar me shumë ndjekës në rrjetet e saj sociale, por një prej tyre e ka tejkaluar pëlqimin nëpërmjet ekranit duke e përndjekur këmba këmbës.
Bëhet fjalë për mederatoren Luana Vjollca, e cila për 3 muaj është ndjerë e bezdisur nga një fans i saj dhe i është drejtuar policisë për të bërë një kallzim penal për përndjekje.
Gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve të policisë raporton për ‘BalkanWeb’ se një i ri 28-vjeçar nga Kosova i identifikuar si A. Morina që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.
Pasi nuk ka mundur që t’i shpëtojë kësaj përndjekjeje Luana Vjollca i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim. Nga ana e saj policia nuk ka mundur ende ta gjejë dhe shoqërojë të riun.
Edhe tre vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila. Kur fansi i është afruar ne zonën e Astirit kur Luana ishte ne makinë menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur Lilan, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik ku nderhy dhe policia./blic/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit