E ftuar në emisionin ‘The Tonight Show’ nga Jimmy Fallon, Shakira tha se Pique e kishte penguar të publikonte albumin e plotë ‘Las Mujeres Ya No Lloran’ (Femrat nuk qajnë më).
Artisja shpjegoi se titulli pasqyron një ndryshim në pritshmëritë sociale për gratë, por zbuloi edhe “faktorin burrë” pse nuk mundi të nxirrte një album të ri shumë më shpejt.
“Nuk pata kohë për shkak të burrit. Tani jam pa burrë dhe jam e lirë dhe mund të punoj. Secila prej këtyre këngëve, në të vërtetë ishte si shërim për mua dhe sa herë shkruaja diçka, ndihesha më mirë. Në gratë duhet ta fshehim dhimbjen para fëmijëve dhe shoqërisë. Duhet të shërohemi sipas një mënyre të caktuar dhe unë nuk mendoj se dikush duhet të na thotë se si të shërohemi. Askush nuk duhet të thotë që gruaja, si ujkonjë duhet të dijë si t’i lëpijë plagët e saj, apo jo? Mendoj se tani gratë e vendosin vetë se kur të qajnë, si të qajnë dhe sa të qajnë. Askush nuk mund të na thotë se si duhet të përballemi me vështirësitë e jetës” është shprehur këngëtarja./iconstyle.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...