Tallen me Ledri Vulën pasi tha “Po më lyp Reali”

17:51 | 16 Qershor 2019
Arbresh.info

Këngëtari i njohur kosovar, Ledri Vula, ishte pjesë e ekipit të Milot Rashicës mbrëmë në “Ndeshjen e Yjeve”, Xhaka vs Rashica.

Ledri, së bashku me disa personalitete të njohura ishin të ftuar të merrnin pjesë në ndeshjen bamirëse në ‘Fadil Vokrri’, transmeton Insporti

Pas ndeshjes, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale Facebook e Instagram ku e ka krahasuar veten me ish-sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain.

“Pom lyp Reali”, kishte shkruar Ledri krahas fotos, teksa nuk kanë munguar edhe reagimet e komentuesve, të cilët sigurisht se po ashtu ishin në formë shakaje.

 

https://www.instagram.com/p/ByxJULSBmeM/?utm_source=ig_embed

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme