Google ADS

Syzet e Elvana Gjatës nga foto më të fundit kanë një çmim marramendës

20:00 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Elvana Gjata është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Ajo pëlqehet gjithashtu edhe për pamjen dhe shpesh herë veshjet e saj kthehen në trend.

Së fundmi Elvana ka qenë për disa ditë pushime në Romë nga ku ka realizuar një fotosesion shumë të bukur.

E veshur me shumë stil, nuk kanë pasur se si të mos binin në sy syzet që kishte vënë, çmimi i të cilave është me të vërtetë i lartë.

Faqja në Instagram e cila publikon çmimet e veshjeve të emrave të njohur të Vip-ave së fundmi ka zbuluar edhe çmimin e syzeve të Elvanës.

Sipas tyre syzet që Elvana i ka në fotot e fundit të realizuara në Romë kapin çmimin 1.325 euro.

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme