Sylvester Stallone u shpall i vdekur, reagon vëllau i tij

00:13 | 20 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Vëllai i Sylvester Stallone i ka quajtur të “sëmurë” dhe “të çmendur” mediumet që kanë shkruar për vdekjen e aktorit.

Tifozët e Rockyt, mbetën pra frymë, pasi sot në mëngjes u raportuar se aktori kishte ndërruar jetë, transmeton portali arbresh.info

Mediat madje kishin theksuar se ai kishte vdekur nga kanceri i prostatës.

Vëllai i tij Frank Stallone goditi mediat “mizore” duke shkruar se “thashethemet se vëllai i tij ka vdekur janë të rreme”.

Sylvester ra viktimë e një mashtrimi me vdekje në shtator të vitit 2016, kur përmes një mesazhi në Facebook pretendohej se aktori kishte vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme