Janë zbuluar të tjera të dhëna për gruan që do të sjellë në jetë fëmijën e tretë të çiftit Kardashian – West. Ajo është afrikano – amerikane e diplomuar nga universiteti, në të njëzetat dhe e martuar prej pesë vitesh. Ajo është shtatzënë me fëmijën e Kim-it dhe Kanye-s, e cila është një vajzë që pritet të vijë në jetë janarin e ardhshëm.
Kim vuajti nga një sëmundje që kishte të bënte me placentën gjatë dy shtatzënive të para dhe u referua nga një agjenci për të gjetur surrogaten e duhur. Flitet se ata e paguan surrogaten $45,000 për të mbartur vajzën e tyre. Ata kërkuan për muaj të tërë deri sa gjetën të duhurën dhe burime të brendshme thonë se gjithë familja është shumë e lumtur për këtë. Duan që çdo gjë të jetë perfekte dhe duan të sigurohen që foshnja të jetë i shëndtshëm. Kim ka planifikuar një regjim ushqimor dhe ajo e di mirë me ç’po ushqehet fëmija i saj që pa lindur akoma. Surrogatja e ka të ndaluar të pijë duhan, të pijë alkool e të përdorë drogëra. Gjithashtu asaj i është ndaluar përdorimi i vaskave me ujë të nxehtë, lyerja e flokëve dhe konsumimi i mishit krudo.
Në këmbim, njëzetë vjeçarja do të marrë dhjetë pagesa mujore prej $4,500. Përderisa shtatzënia u realizua me procedurë invitro, surrogatja mund të sjellë në jetë më shumë se një fëmijë. Për çdo fëmijë më shumë, ajo do të marrë $5,000 shtesë.
Surrogatja nuk lejohet të pijë më shumë se një kafe në ditë, nuk lejohet të bëjë seks pas implementimit të embrionit apo në javët para lindjes. Çuditërisht nuk i lejohet as t’i afrohet jashtëqitjeve të maceve./Anabel
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...