Surprizon këngëtarja e njohur: Në Greqi këndoja vetëm me reçipeta!

00:24 | 8 Prill 2019
Trina Galanxhi

Ajo është një nga këngëtaret e talentuara shqiptare dhe preferon së tepërmi koncertet e muzikës ‘live’.

Deri më tani e kemi parë këngëtaren Anxhela Peristeri mjaft serioze dhe me veshje larg atyre provokueseve.

Por për të hedhur poshtë këtë imazh në një rrëfim për emisionin ‘Thumb’, Anxhela ka pohuar se në kohën kur ishte në Greqi këndonte vetëm me reçipeta dhe kjo falë trupit të bukur dhe moshës së re.

“Unë u shkëputa 7 vite nga Shqipëria dhe nuk më patë se si jam veshur. Unë kam dalë edhe vetëm me reçipeta atje në Greqi. E kam pasur edhe trupin e bukur atëherë me thënë të drejtën por mendoj se gjithçka vjen me moshën”, ka thënë ajo./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme