Super hiti nga Majk e Xhensila po vjen së shpejti

14:59 | 8 Qershor 2023
E.H

Vera po vjen e bashkë me të edhe super hitet muzikore.

Kësaj radhe kanë bashkuar forcat këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj me rep-artistin nga Kosova, Kasteriot Rexha apo siç njihet ndryshe me emrin artistik, Majk.

Kështu ka njoftuar vet Xhensila me anë të disa fotografive të postuara në Instagram, ku siç shihet, janë në realizim e sipër të video klipit.

“Ti fala” mban titullin kënga e cila pritet të lansohet së shpejti.

“Kemi dhën shpirtin në ktë projekt. Mezi pres ta ndajm me ju”, ka shkruar Xhensila kraha fotografie./Arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme