Kim Kardashian dhe Kylie Jenner së fundmi u përballën me një gjë jo fort të këndshme, kur nga kamerat e sigurisë u filmua një person duke provuar të futej në të dy shtëpitë e tyre në të njëjtën natë.
Një person u kap përgjatë shtëpisë së Kyliet në Hidden Hills në Kaliforni të hënën në mëngjes dhe i njëjti u pa më pas në shtëpinë që Kim jeton me burrin e saj, Kanye West.
Pamjet shokuese të kamerave të sigurisë të marra nga TMZ tregojnë njeriun pa emër në kopshtin e Kyliet, duke kërkuar diçka, përpara se të futet brenda.
Pamjet e marra nga prona e Kim tregojnë të njëjtin ndërhyrës që po kërkonte nëpër kutinë e saj postare, por që më pas u arratis kur ekipi i saj i sigurisë e vuri re. Të brendshmit pretendojnë se truprojat e Kyliet panë videon nga shtëpia dhe pastaj ia dërguan policisë.
Këto incidente janë shqetësuese për familjen Kardashian-Jenner, pasi ata të gjithë jetojnë në një komunitet të mbyllur, do të thotë se askush nuk vjen asnjëherë ka rruga e tyre.
Megjithatë, të njëjtit kanë pasur të tilla edhe në të kaluarën.
Kim, 38 vjeçe, u grabit në vitin 2016, teksa sulmuesit e armatosur hynë në apartamentin e saj në Paris. Pesë burra të maskuar e lidhën dhe mashtruan dhe pastaj morën gjëra shumë të vlefshme, përfshirë edhe një unazë prej 4 milionë funtash që ishte dhuratë nga Kanye.
Gjithashtu, shtëpia e ish-të dashurit të Kourtney Kardashian, Scott Disick, u rrënua në të njëjtin vit ndërsa ai festoi ditëlindjen në Las Vegas. /Telegrafi/
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...