Këngëtari i njohur Shpat Kasapi këto ditë nuk është duke i kaluar në rehati.
Kjo për faktin pasi dikush po tenton ta cenojë privatësinë e tij, duke hakuar rrjetet e tij sociale.
Kjo gjë është duke e shqetësuar këngëtarin ditë me radhë.
Shpati mbrëmë është shprehur tejet i shqetësuar, pasi edhe këtë llogari të Facebooku-t që është duke e përdorur, kanë tentuar t’ia marrin.
Këngëtari i njohur nuk e kupton se çfarë duan nga ai dhe çfarë i duhet “Facebook-u i tij”
Atij deri më tani ia kanë marrë një llogari të facebook dhe një fan page. E kjo gjë sipas tij nuk është fare burrëri.
“A fillut dhe ket fb me hy me ma hacerat a?
Spo ju kuptoj qa doni nga une?
Spo ju kuptoj qka ju duhet fb im?
Spo ju kuptoj 1 fb dhe 1 fan page te verifikuar ma moret tash dhe ket e doni a?
Madje tentuat dhe instagram te ma merni por nuk arritet dot? Madje e gjeta dhe lokacionin nga keni hyr ne insta tim? Sdo e le me kaq… Kaq shum ju intereson jeta ime? Nese doni me dit dicka hajdeni me pytni para syve jo mbas shpine me ba gjera… mos u beni te ligt se so burrni kjo
TURP…”, kishte shkruar Shpati.
Shpati ka kërkuar nga këta persona mos t’ia cenojnë privatësinë.
Ju lutem mos beni gjera te liga mos ma cenoni privatesin…Rrespekt Shpati”, ishte ky statusi tjetër që kishte shkruar Shpati.
Shpati vetëm pak ditë më parë kishte lajmëruar fansat e tij se i është marrë llogaria e Facebook-ut dhe se nuk është në mirëmbajte të tij.
Shpati gjithashtu ka treguar se i është sulmuar edhe llogaria në Instagram.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...