Google ADS

Sulmi rus në Ukrainë, Diellza Kolgeci: Mbrëmë nuk më ka zënë gjumi

12:23 | 24 Shkurt 2022
A. B.

Mëngjesin e sotëm ukrainasit u zgjuan nga sirenat dhe zhurmat e raketave nga sulmet ajrore ruse.

Lidhur me këtë reagimet shqetësuese në internet kanë qenë të shumta, përfshirë këtu edhe fytyrat publike, shkruan arbresh.info

Për këtë rast ka reaguar edhe modelja e njohur Diellza Kolgeci, e cila thekson se kur ishte fëmijë nuk e kuptonte përse e ëma brengosej për luftërat që ndodhnin jashtë Kosovës.

Diellza thotë se prej se u bë nënë e ka kuptuar më mirë, duke shtuar se mbrëmë nuk e ka zënë as gjumi.

“Shumë kohë më parë, kur isha fëmijë, nuk e kuptoja mamin pse brengosej për luftërat apo gjendjen politike të vendeve që janë larg Kosovës. Tani prej se jam bërë nënë, po e kuptoj shumë mirë, aq mirë sa që mbrëmë as gjumi nuk më ka zënë”, tha modelja. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme