Është zbuluar kolona zanore zyrtare e ‘EA Sports FIFA 21’ nga Electronic Arts, me pjesëmarrjen e mbi 100 artistëve nga 23 vende.
Me fansat që do të luajnë FIFA 21 brenda vetëm disa ditësh, EA ka konfirmuar sot kolonën zanore të plotë të lojës.
Fonogramet FIFA 21 dhe Volta Football do të shfaqin mbi 100 artistë nga 23 vende të ndryshme duke përfshirë superyllin ndërkombëtar, fituesen e “Grammy”, Dua Lipën, sensacionin brazilian Anitta, Charli XCX, Disclosure, Stormzy, Tkay Maidza, Madame Gandhi, Chløw Black dhe shumë të tjerë.
“Në një kohë kur lidhjet tona të përbashkëta nënkuptojnë më shumë se kurrë, kolona zanore për EA SPORTS FIFA 21 përcakton kulturën globale si kurrë më parë,” tha Steve Schnur, Presidenti i Muzikës dhe Arteve Elektronike.
“Qëllimi ynë i kolonës zanore është të ndryshojmë mënyrën se si lojtarët në të gjithë botën dëgjojnë dhe përjetojnë futbollin dhe t’i prezantojmë ata me muzikë të re që do të ndryshojë jetën e tyre”.
FIFA 21 dhe VOLTA FOOTBALL janë të disponueshme në platformat kryesore transmetuese duke përfshirë këtu, Spotify, Apple dhe Deezer.
Fansat gjithashtu mund të porosisin paraprakisht FIFA 21 përpara 9 tetorit.
FIFA 21 është zhvilluar nga EA Vancouver dhe EA Rumania dhe siç raportohet do të jetë në dispozicion në të gjithë botën me 9 tetor 2020 në PlayStation4, Xbox One dhe PC përmes Origin dhe Steam. /Telegrafi/
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova