Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka folur shpesh për dëshirën për të krijuar familje.
Ai edhe në pyetësorin e fundit, i është përgjigjur një ndjekësi, që dëshironte të dinte më shumë për planet e tij të jetës.
“Çfarë plani ke për jetën?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
“Të bëhem prind, por do punë puna”, tha fillimir ai duke shtuar: “Nuk do të gjejmë nuset në TikTok live duke bërë lule lule, avion luan luan hahahha”.
Stresi në ndërkohë pak muaj më parë finalizoi divorcin me ish-partneren e tij, Keisin.
Ata kanë qenë të martuar me dokumente në Shqipëri, ndonëse ish-e dashura jeton dhe vepron prej vitesh në Kanada.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) nga ana tjetër ka qenë shumë herë cak i mediave për jetën personale.
U diskutua tejet shumë për romancat e dashurisë me disa vajza, që kanë qenë të njohura edhe për publikun. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...