Lidhja e tyre është komentuar tejet shumë në faqet rozë dhe po vazhdon të jetë akoma në vëmendje.
Fjala është për reperin Stresi dhe partneren e tij, Kejsi, që tashmë kanë kaluar shumë sprova së bashku, dhe si të gjitha çiftet, po përpiqen të kapërcejnë problemet.
Ditë më parë, Kejsi shkroi në rrjetet sociale se Stresi është bashkëshorti i saj, por që asnjëherë nuk është sqaruar marrëdhënia e tyre dhe njëherësh raporti i vërtetë.
Stresi së fundmi ka zbuluar për herë të parë në spektaklin ‘Klanifornia’ se ai dhe Kejsi janë të martuar. Ata kanë bërë celebrimin, por jo dasmë.
Marina Vjollca: Unë nuk dua që ti të shkëputesh nga këtu pa na sqaruar mirë të gjithëve historinë tënde me Kejsin. Është bërë një histori telenovelë që nuk e di sa vite ka dhe që nuk po përfundojnë portalet. Si qëndron e vërteta. Kejsi, vetëm pak ditë më përpara, kishte shkruar një status në Instastory, teksa kishte thënë ‘nuk jam as e dashura as shoqja, por jam bashkëshortja e Stresit’. Jeni martuar? Jeni celebruar?
Stresi: Gjendja ime civile është te Shkolla e Baletit te rruga e Elbasanit. Edhe ditën kur ne kemi bërë celebrimin, e kemi dhe aty që jemi të martuar, po bëjmë 2 vjet e 1 muaj.
Marina Vjollca: Je burrë i martuar ti?
Stresi: Me letra po.
Marina Vjollca: Po tani çfarë ka ndodhur? Jeni në ato fazat e çifteve?
Stresi: Jemi në ato dallgët, e ke parasysh tragetin që shkon lëkundet deri sa qetësohet deti?
Marina Vjollca: Po detin e qetëson vetëm ti. Mendon se e ke lënduar aq shumë Kejsin? Dhe cila është arsyeja që ti e ke lënduar më tepër?
Stresi: E kam të vështirë të flas këtu përpara për aq intimitet. Por dihet pse çunat i lëndojnë. Janë këto gabimet dalja e tepërt në orët e vona, jo fikja e telefonit.
Marina Vjollca: Me prindërit e saj si shkon?
Stresi: Mami i vetë është femër shumë e mirë. E kam shumë shoqe, shumë mikeshë, shkojmë perfekt.
Marina Vjollca: Kur do të jetë dita që ju do bëni dasmën? Ti do të vishesh me kostumin e dhëndrit, Kejsi me fustanin e bardhë.
Stresi: Nëse do vijë ajo ditë, ti do jesh zonja e parë që do të ftoj ty familjarisht.
Marina Vjollca: Dhe unë mezi po e pres atë moment që unë besoj do jetë shumë i afërt. /Telegrafi/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...