Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shprehur se nuk dëshiron të flasë më për gruan e tij Kejsin, me të cilën pavarësisht se janë celebruar, nuk vazhdojnë bashkë.
I ftuar në emisionin NIN, Stresi tha se ata janë ndarë për shkak të një keqkuptimi, pasi ditën që ka dalë nga burgu, ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij, të cilët kishin edhe shoqe me vete, gjë që është keqkuptuar nga Kejsi.
Stresi shtoi se jo nuk mban më kontakte me familjen e reperit dhe vazhdon jetën e saj, e për këtë arsye, nuk dëshiron që të diskutojë më për të.
Çika më ka pritur. Nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës dhe të presësh dikë me dal nga burgu. Por pas lirimit tim ndodhi diçka shumë e ngatërruar, ishte një keqkuptim. Tani është bërë e madhe, shpresoj që të mos flas më këtë temë. Nuk dua as ta zë më me gojë, nuk ka pse të bëhet ajo objekt bisede, ajo vazhdon jetën e saj. Në çdo intervistë duan të më pyesin për të, por unë dua ta mbyll këtu….siç po thoja, kur dola kisha nevojë të rikuperosha. Ishte nata që erdha në Prishtinë, në një emision dhe unë e mbaj mend shumë mirë, që unë nuk kisha punë me askënd. Isha me një shok dhe…nuk ndaloj dot njeri të marrë shoqet e veta, ai shoku mori një shoqe dhe ajo e keqkuptoi dhe siç duket…me zor ka pritur t’i hipë avionit. Ajo është e shtrenjtë për mua, përderisa ka ende mbiemrin tim, mundësi për rikthim nuk mundem të flas. Nuk ka më kontakte me familjen time. U nxitua dhe bëri një deklaratë që nuk i takonte, jam unë, nuk mund të bësh një deklaratë të tillë, ke flejt me mu në gji, ke nejt me mu, por femrat ta mbajnë inatin. Ta kujtojnë diçka që ka ndodhur që nga dita e parë,”- tha Stresi.
Dyshja kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjeve e ribashkimeve që kanë pasur. Ata janë të celebruar por Kejsi vazhdon jetën e saj në Kanada.
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...